Granit Cana ka pasur debate të shumta me pjesën tjetër të banorëve.
Ai ka folur në lidhje me faktin se sa e ka penalizuar afërsia me Fifin. Ndërkohë, banorët e tjerë i kanë këshilluar atij të shkëputet pak nga kjo marrëdhënie në mënyrë që të ndihet pak më i lirë për të shijuar më shumë eksperiencën e tij. Ndërkohë, ai këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur për shkak se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve.
Pas kësaj përballje tepër tensionuese, Graniti ka vendosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, ndërsa banorët pas shumë përpjekjesh arritën që ta bindin ish-futbollistin të mos largohet.