I riu vë në lojë patrullën e policisë me “drift”, e pëson keq 1orë më vonë/ Video

0

Siç e dimë sheshi “Nënë Tereza” tashmë njihet dhe preferohet shumë nga të rinjtë të cilët nuk ngurojnë të djegin gomat e makinave të tyre, kjo edhe në prezencë të policisë

Sheshi është përshtatur si një kartodrom, ku makina të modeleve dhe dizajnëve nga më të ndryshmet kanë xhiruar dhe djegur gomat duke dhuruar spektakël për të rinjtë e shumtë

Mbrëmjen e djeshme, një video virale ka qarkulluar nëpër rrjete sociale ku një i ri, teksa drejton një mjet tip Audi, fillon dhe bën “drift” në mes të sheshit “Nënë Tereza”, më pas policia i vihet në ndjekie

Me të vënë re këtë detaj, i riu nuk ka ndaluar por përkundrazi ka vazhduar edhe më keq duke djegur gomat dhe xhiruar rreth e qark sheshit

Vetëm 1 orë më vonë, i riu ka ndaluar, dhe është gjobitur nga ana e policisë me një shumë të majme, gjithashtu i është tërhequr dhe leja e drejtimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu