Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paditur personat që shpërndanë lajmin në rrjetet sociale se kreu i shtetit turk kishte vdekur.
Aktakuza është ngritur nga avokati i Erdoganit, Huseyin Aydin, me pretendimin se përdoruesit në fjalë kanë kryer veprën penale të “fyerjes së imazhit së Presidentit të Republikës Turke”. Aydin u tha mediave turke: “U gjykua e nevojshme të identifikoheshin përdoruesit që proceduan me këto postime të papranueshme, për të kryer një hetim dhe për të caktuar përgjegjësitë”.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë njoftoi pasditen e së mërkurës se në rrjetet sociale qarkulluan lajme të rreme, për gjendjen shëndetësore të presidentit turk, janë gjetur 30 përdorues nën hashtag.