Forcat Renea kanë nxjerrë nga gremina trupin e pajetë të biznesmenit Rruzhdi Hoxha pas orëve të tëra duke punuar me pajisje të posaçme. Trupi i tij do të dërgohet në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Kujtojmë se trupi i viktimës kishte përfunduar 200 metra nga rruga automobilistike dhe thuajse ishte dekompozuar.
Gjetja e trupit është bërë e mundur edhe falë tyre ku pas identifikimit të automjetit, kanë ndjekur lëvizjen e tij edhe në zonën e thellë
Hetimet për vrasjen e biznesmenit janë përqëndruar në dy pista borxhet por edhe përfshirja e tij në aktivitet kriminal. Kjo e dyta është edhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet pasi ka dyshime se autori dhe viktima ishin te perfshirë në aktivitetin e paligjshëm kultivimit të kanabisit.
Hoxha u gjet sot i pajetë në Qafë-Mollë i groposur dhe me plagë pas koke. Autori i dyshuar për vrasjen e tij është arrestuar. Bëhet fjalë për Fred Rrushin i cili ishte shoku i të ndjerit.