Tragjedi/ Kamioni përplas 6 makina në autostradë, të paktën 19 viktima (Video)

0

Të paktën 19 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident rrugor, në të cilin u përfshinë disa automjete.

Ngjarja e rëndë  raportohet të ketë ndodhur dje ( 6 nëntor) në një autostradë në Meksikën qendrore, thanë autoritetet.

Mësohet se një kamion është përplasur me 6 makina, disa prej të cilave kanë marrë flakë.

Midis viktimave është dhe  shoferi i kamionit, tha në një deklaratë organi shtetëror që menaxhon sistemin federal të autostradave të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu