Tirana nuk gjen qetësi edhe gjatë mesnatës, tritol në ambientet e biznesmenit, mesazh paralajmërues (Detaje)

0

Një sasi e vogël tritoli dyshohet se ka shpërthyer në zonën e Yzberishtit në Tiranë pak para mesnatës. Burime i thanë Fax News se në sallën operative kanë mbërritur telefonata të shumta nga banorë të zonës pranë pallateve “Çabej” në rrugën “Thoma Goxhaj”. Banorët kanë denoncuar për shpërthim të fortë dhe tym pranë qepenit të një servisi celularësh ndërsa biznesi ka qenë i mbyllur. Ka dëmtime të pjesshme materiale dhe fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Dyshimet janë për një sasi të vogël eksplozivi të vendosur pranë biznesit dhe dyshohet se është vendosur si mesazh paralajmërues.

Forca të shumta të policisë dhe anti-eksplozivi kanë mbërritur në vendin e ngjsrjes ku po bëjnë dokumentimin e provave për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

Njoftimi Zyrtar i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu