Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë.
Sipas informacioneve që disponon Infowebtv, dy automjete janë përplasur dhe si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i plagosur lehtë, dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Vlorës.
Veç kësaj ka pasur dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje për zbardhjen e këtij aksidenti dhe për hetime të mëtejshme.