Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Elbasan. Siç bëhet me dije një mjet tip Benz ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.