VD- Momentet e fundit të Hoxhës, tek liqeni me të njëjtat rroba që u gjet i vdekur

0

TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë lëvizjet e fundit të 43-vjeçari Rruzhdi Hoxha, biznesmenit që u gjet i vrarë dhe i groposur në Qafë Mollë të Dajtit. Videoja është e publikuar nga OraNews dhe tregon lëvizjet e Hoxhës në kodrat e Liqenit artificial më 21 tetor 2021, pikërisht një ditë pas largimit të 43-vjeçarit nga banesa në Paskuqan.

Në pamjet filmike duket Ruzhdi Hoxha që në një moment merr telefonin për të folur. Ai mban veshur që të njëjtat rroba me të cilat u gjet dhe i vrarë në Dajt. Në momentet që është filmuar, Rruzhdi Hoxha mësohet të ketë qenë me dy shokët e tij duke konsumuar një kafe në një lokal të zonës.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e biznesmenit Hoxha. Në pranga, si të dyshuar kryesor për vrasjen e tij kanë përfunduar dy vëllezërit Ferdinand dhe Pajtim Rrushi. Natën e vrasjes, Rushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur. Ferdinand Rrushi dyshohet se e ka marrë me makinën Hoxhën, e çua në Dajt e ka vrarë dhe ka ikur. Të nesërmen është kthyer për ta groposur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu