Një 33 vjeçar, i konsideruar si një prej njerëzve më të kërkuar në Australi, është bënë në pranga gjatë përpjekjes së tij për të kaluar kufirin.
Mostafa Baluch, 33 vjeç, dyshohet se ka prerë byzylykun që i kishin vendosur në kyçin e këmbës që gjurmonte vendodhjen e tij në Sydney. Autoritetet u shprehen se ato gjurmuan një kamion pasi morën informata. Baluch një kontrabandist i dyshuar droge u gjet në një kamion, tha policia.
Policia vuri re se kontejneri nuk ishte i mbyllur dhe kur ata trokitën në të, dëgjuan dikë që lëviste.
“Ai ishte mjaft i tronditur, menduam se ishte më i zgjuar sesa kaq”, tha Detektivi Supt Rob Critchloë i Policisë së Uellsit të Ri Jugor.
Oficerët pretendojnë se Baluch po përpiqej të kalonte nga Uellsi i Ri Jugor në Queensland kur arrestimi u bë në qytetin Tweed Heads rreth orës 01:00 me orën lokale të së mërkurës.
”Sot do të konsiderohet një nga ditët e shkëlqyera të Policisë së NSW,” tha ministri i policisë së shtetit David Elliott.
Në kohën kur ai u zhduk, Baluch ishte i liruar me kusht me akuzën e përpjekjes për të importuar 900 kg kokainë nga Ekuadori.
Baluch është akuzuar për një pozicion të lartë në një rrjet kriminal dhe policia është shprehur se ai përbënte një kërcënim për publikun ndërsa ishte i lirë.
Ai do të përballet me një seancë gjyqësore të mërkurën (10 nëntor)
Policia tha se njeriu që drejtonte kamionin do të përballej me akuzat se ka ndihmuar një të arratisur.