Deputeti i PD-së i thur lavde Erion Veliajt: Përmirësimi në Tiranë është i dukshëm

0

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka bërë një deklaratë të papritur në Komisionin e Ekonomisë, ku ka vlerësuar punën e bërë nga Bashkia e Tiranës sa i takon çështjes së pastrimit të qytetit.

Edhe pse deklarata e Spahos duket naive, në fakt në politikë, edhe një fjali mund të ndryshojë anën e të gjithë historisë. Në ndryshim nga partia pjesë e të cilës është Spaho, vetë deputeti sheh ndryshime të qënësishme në pastërtinë e qytetit që drejtohet nga një prej politikanëve më të sulmuar deri dje nga opozita.

“Unë një pyetje kam për zotin Veliaj, paraprakisht dua të them që ka përmirësim në pastrimin e Tiranës, është i dukshëm, desha të dija nëse kompanitë e pastrimit do të investojnë në teknpologji, pluhuri që gjendet anës rrugëve duhet të presësh motin që të lahet, a ka ardhur koha që të hiqet fshesa në ato zona ku mund të hiqet?”, tha Spaho gjatë fjalës së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu