Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me çështjen e HEC-eve në Tropojë, pas një letre që iu është drejtuar atyre nga shoqata TOKA.
KE shprehet: Jemi të vetëdijshëm për zhvillimet e fundit në lidhje me HEC-et në Luginën e Valbonës. Theksojmë rëndësinë e një procesi gjyqësor të drejtë për çështjen, i rëndësishëm zbatimi i shpejtë i vendimeve gjyqësore të detyrueshme.
Kemi ngritur shpesh nevojën për respekt të standarteve mjedisore. Komisioni e ka nënvizuar më tej këtë çështje në Raportin e tij Vjetor 2021 për Shqipërinë
Investimet në hidrocentrale duhet të bëhen në mënyrë rigoroze, në përputhje me mbrojtjen e mjedisit. Duhet zbatimi i shpejtë i vendimeve gjyqësore të detyrueshme, është një parim kyç të shtetit të së drejtës.