Një prej protagonistëve të grabitjes miliona euroshe në Rinas, ja çfarë i gjendet në qeli Klement Çalës

0

Në qelinë e burgut të Klement Çalës, një prej protagonistëve të grabitjes së miliona eurove në Rinas është gjetur gjatë kontrolleve një aparat celular.

Burime bëjnë me dije se pas gjetjes së celularit, që padyshim është i ndaluar në ambientet e burgut, Çala do të futet në izolim për 3 muaj.

Ai do t’i nënshtrohet një regjimi më të rreptë, ku do ti ndalohen takimet dhe telefonatat me familjarët.

Klement Çala së bashku me të vëllanë e tij, u arrestuan vitin e kaluar, pas 3 vitesh në arrati, teksa qëndronin të pashqetësuar në një vilë luksoze në zonën e Qerretit.

Çala është i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas, për të cilën më herët janë arrestuar 12 persona të tjerë, ndërsa Admir Murataj humbi jetën teksa në grabitjen e fundit më 9 prill 2019 tentonte të largohej.

Në këtë grabitje shuma e marrë ishte 4.6 milion euro ndërsa në total në 6 grabitje shuma e marrë nga grupi ku bënte pjesë edhe Klement Çala arrin në mbi 45 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu