DURRËS- Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se 18-vjeçari me iniciale S.K akuzohet për përkrahje të autorit të një krimi. Ai më parë ka ndihmuar një person të largohej nga vendngjarja pasi plagosir një person me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:
S. K., 18 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.07.2021, i ka caktuar masën me “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas, më datë 10.07.2021, në fshatin Shënvlash, Durrës, ka ndihmuar shtetasin L. K., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi ky i fundit ka plagosur me armë zjarri një shtetas. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme