Ministri Peleshi pretendon se u befasua nga Rama: Nuk prisja rritje 30% të pagave të ushtarakëve! Prisja vetëm 10%

0

Niko PeleshiSot është ditë e gëzuar për ne. Shqipëria, ndonëse ne mes të vështirësive të mëdha ekonomike, ja ka dalë të ketë në buxhetin e vet përmbushje dinjitoze për të gjitha angazhimet tona në NATO. Madje me disa shifra historike. 32% më shumë do të jetë buxheti krahasur me buxhetin e këtij viti. Buxheti i mbrojtjes është 32.6 miliardë lekë. 102% është rritja në zërin e investimeve, pra dyfishim. Kemi angazhime buxhetore si vend i NATO-s. Në vitin 2024 të gjitha buxhetet të kapin shifrat 2% yë PBB-së. Sicc e shikoni me 1.75% të PBB që ky buxhet ka, ne i përmbahemi angazhimit. E veccoj si të vërtetë historike, të prekshme, një arritje prej 30 % të pagave nga ushtari i parë deri te oficeri i gradave më të larta, më shumë se 6000 përfitues. Është e freskët dita që vlerësuam pjesmarrjen e efektivëve tanë në emergjencën e jashtëzakonshme të zjarreve të gushtit. Aty Kryeministri ka bërë të njohur rritjen e pagave të ushtarakeve. Aas unë nuk e mendoja një rritje 30% të pagave, s’kam pse ta fsheh. Një rritje 10% edhe e prisja. Dua të falenderoj kryeministrin, që me këtë gjest të veccante ka treguar vlerësimin për forcat e armatosura. Është e vështirë të gjesh zyre rekrutimi kudo në Shqipëri. Ne duam t’i sjellim ato në qendër, për ta filluar dinjitetin e forcave të armatosura që në shpalljen e njoftimit. Të ndreqim së pari disa fusha ku kemi ende punë për të bërë. E kam fjalën më tepër për gatishmëerine e mjteve tona. Të gjejmë recetën e duhur si të kemi gatishmëri më të lartë të helikopterëve, anijeve, etj. Duam të fillojmë të aplikojmë Smart Defense. Për pak ditë do të kemi nisjen e punimeve për 40 milionë euro investim të NATO për bazën ajrore të Kuccovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu