Sekuestrohet një sasi droge në Igumenicë, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas grek. Mësohet se janë sekuestruar 6 kg 170 gr marijuanë nga ana e policisë greke.
Kjo e fundit ka pikasur një shtetas grek që ecte me një çantë në dorë, të cilën e kishte marrë në kufirin greko-shqiptar.
Ai u kap nga policia teksa hynte në banesën e vetë. Gjatë kontrollit të banesës së tij me ndihmën e qenit Lussy, u gjeten dhe u sekuestruan sende që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.