Meta dekreton vendimin, lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në OSBE

0

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra ambasadorit të Shqipërisë, Igli Hasani, pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu