Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar gjatë prëve të natës së kaluar në zonën e 21-dhjetorit. Mësohet se efektivi që mbeti i vdekur, Luan Cenollari ishte në krye të detyrës si taksist dhe po dërgonte në spital fqinjin e tij, 59-vjeçarin Ali Bejo.
Ndërsa Emirjan Doko, 30-vjeçari të cilit i është komunikuar edhe masa e arrestit me burg kishte thyer orën policore. Ai mësohet se ishte nisur që nga Kurbini drejt Tiranës ku dhe shkaktoi përplasjen fatale, duke ngritur kështu një tjetër pikëpyetje të madhe për sigurinë rrugore.
Doko nuk u ndesh me asnjë patrullë policie nga Kurbini në Tiranë? A iu kërkua llogari për thyerjen e orës policore? Cenollari dhe Bejo mbetën të dy të vdekur, ndërsa vetë Doko është në gjendje të rëndë për jetën.
Ai mësohet se ishte i dehur në momentin që ndodhi aksidenti, ndërsa në mjet iu gjet një pushkë e një thikë.