Ditën e premte, në orën 20:45 Anglia do të mirëpresë Shqipërinë në ëembley për raundin e 9-të të kualifikueseve të Kupës së Botës katar 2022.
Përfaqësuesja drejtuar nga Gareth Southgate ndodhet tre pikë larg Polonisë dhe “Tre Luanët” mund të marrin një fitore ndaj Shqipërisë për tu kualifikuar menjëherë, megjithatë rezultati ndaj Shqipërisë nuk është se tremb Anglinë pasi takimin e fundit do e luajë ndaj San Marinos.
Kualifikimi tingëllon mjaft i thjeshtë, apo jo? Epo,të gjithë e dinë se përfaqësuesja angleze i pëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrën më të vështirë. Southgate nuk do të bëjë eksperimente dhe në mëndjen e tij ka 11-tshen që do të luajë ndaj Shqipërisë.