Floriana Garo: PD nuk mund të mendohet pa Berishën, ‘Foltorja’ është shpresdhënëse

0

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo ka deklaruar sot se Partia Demokratike nuk mund të mendohet pa Berishës. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ajo tha se Foltorja e Berishës është shumë shpresdhënëse.

“Që kur jam kthyer në Shqipëri, kam dhënë kontruibut në PD. Kjo sepse kam dashur të jap kontributin tim për ndryshimin në vend. Unë kam ardhur në Shqipëri nga Zvicra për të qenë në vendin tim dhe për të dhënë kontribut për PD në moment kyç të historisë. Basha vendosi të më vërë si zëdhënëse. Por, marrëdhënia ime me Berishën ka qenë më e hershme dhe Berisha te unë ka ndikuar për përfshirjen time në PD, kjo se unë e kam vlerësuar dhe respektuar.

PD nuk mund të mendohet dot pa Berishën. Unë mendoj se ndryshimi sot është të ardhurit në pushtet e PD, me të rinjtë që janë plot shpresë. Berisha është i ri në shpirt plot me shpresë, që po shkund PD-në në një mënyrë që nuk është menduar kurrë, edhe ai ka thënë se nuk e ka pritur. Foltorja është shumë shpresëdhënëse”, tha Garo.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu