Bardhi: Mua s’më mbahen dot sekret ID-të e anëtarëve të PD-së

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e konsideroi të paarsyeshme fshehjen e formularëve të demokratëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

I ftuar në “Open”, Bardhi tha se nuk ka asnjë të dhënë personale të anëatrëve të PD-së që atij mund t’i mbahen sekret. Madje shtoi se ai ka edhe kartat e identit të çdo personi që mund të ketë firmosur.

“Cili është sekreti, cilat janë të dhënat që do të mbahen sekret? Kartat e identitetit, unë i kam kartat e identitetit të të gjithë anëtarëve, nuk mund të më fshihen mua,”- tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu