Rama nxjerr videon: Kush janë personat që duhet të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës anticovid

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese lidhur me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë anti-COVID, e cila ka nisur të aplikohet që prej datës 1 Nëntor.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Me dozën e tretë duhet të vaksinohen personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, personeli shëndetësor dhe personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë.

Gjithashtu, me dozën e tretë të vaksinës këshillohet ta marrin edhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Doza e  tretë booster duhet të merret jo më herët se 6 muaj pas kryerjes së dozës së dytë, por këshillohet që qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes.

Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 18 000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur. Ndërsa prej 1 nëntorit sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertëve ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç  me probleme të sistemit imunitar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,971,973 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku 1,040,015 doza të para, 913,524 doza të dyta dhe 18,434 doza të treta.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu