Covaxin, vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar në Indi ka rezultuar të jetë 77,8% efektive.
Të dhënat e studimit janë botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
“Covaxin është e vetmja vaksinë kundër Covid që ka treguar të dhëna efikase nga provat klinike të fazës 3 kundër variantit Delta në 65.2%”,
Nga të dhënat e publikuara u njoftua se në studim u përfshinë 24, 419 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 97-vjeç dhe nuk u raportua asnjë vdekje apo efekte serioze lidhur me vaksinën.
Bharat Biotech zhvilloi vaksinë kundër COVID-19 në bashkëpunim me Këshillin Indian të Kërkimeve Mjekësore dhe Institutin Kombëtar të Virologjisë.