U godit me shkelm në fyt, futbollisti gjerman shpëton mrekullisht.
Leon Goretzka ishte me fat që shpëtoi pa dëmtime të rënda pas një ndërhyrjeje brutale të një lojtari nga Lihtenshtajni, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Pa kaluar 10 minuta nga nisja e ndeshjes, mesfushori i Gjermanisë tentoi të kontrollonte me gjoks një krosim në zonë, por mbrojtësi i miqve Jens Hofer e goditi me shkelm në qafë.
Gjyqtarja e ndeshjes i tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa vetë Hofer ishte më i shqetësuar për gjendjen e Goretzkës, pasi goditja ishte e paqëllimshme. Ndeshja përfundoi me rezultatin 9-0 për Gjermaninë.