Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe, ku do të qëndrojë edhe ditën e nesërme. Nga takimet e Ramës në Francë, kanë dalë edhe foto në rrjete sociale, por njëra i “prish” pak punë.
Në një foto të postuar nga Albin Kurti mes një albumi për këtë forum, bie në sy Rama që nuk mban maskë anti-COVID. Këto të fundit në Shqipëri i propagandon në çdo cep, duke ‘shitur’ edhe modelet që i krijon vetë.
Por mesa duket në Francë ndryshon puna edhe pse qëndron në sallë pa mbajtur maskën mbrojtëse, e cila është me detyrim për t’u përdorur në ambiente të mbyllura. Madje vendosen dhe gjoba pikërisht për këto shkelje.
Epo…bëni si them unë, por jo si bëj unë!