Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Tepelenë- Gjirokastër.
Mësohet se një autoveturë që ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës është përplasur me një tjetër automjet që po vinte në drejtim të kundërt.
Për pasojë, kanë mbetur të lënduar 4 persona, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.