Arjanit Hoxha, pjesë e Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut tha se përveç dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Bujqësisë, do të japin dorëheqjen edhe dy zëvendës ministra nga radhët e Lëvizjes Besa. Ata janë zëvendës-ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani si dhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani.
Hoxha ka thënë se shkaku i dorëhejqes ëhtë cënimi i demokracisë në zgjedhjet lokale, Ai fajëson zv/kryeministrin e BDI, Bujar Osmani se ka përdorur metoda manipuluese çka ka bërë që ai dhe dy zëvendës-minsitra të heqin dorë nga posti i tyre.
“Ashtu si kam premtuar që nga java e kaluar, se për shkak të cënimit të demokracisë në zgjedhjet lokale, nga një pjesë e këtij pushteti me në krye zv/kryeministrin nga BDI, ku u cenua e drejta e demokracisë në vend, me metoda manipuluese që vazhdoi për fat të keq edhe gjatë ditës së djeshme, unë jap dorëheqje nga pozita e ministrit, së bashku me dy zëvendës ministrat në Qeveri”, deklaroi Hoxha në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga zv/ministrat Shabani dhe Sulejmani.