
Kryeministri hollandez Mark Rutte njoftoi një bllokim të pjesshëm tre-javor të Premten mes rasteve në rritje të Covid-19 në Holandë. AP shkruan se sipas Rutte, qeveria e tij dëshiron t’i japë “një goditje të fortë virusit”.
Rutte: Çështja bullgare të mos bllokojë negociatat e Maqedonisë dhe Shqipërisë
VIDEO/ Rama i tregon zyrën Mark Rutte, ‘mburret’ me vizatimet që ka bërë
Bllokimi që fillon të shtunën mbrëma është i pari që fillon në Evropën Perëndimore që kur një valë e re infeksionesh filloi të rritet në pjesë të kontinentit.
Nën bllokimin, baret, restorantet dhe supermarketet do të duhet të mbyllen në orën 20:00, ndeshjet sportive profesionale do të luhen në stadiume të zbrazëta dhe njerëzve u kërkohet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur. Dyqanet që shesin sende jo thelbësore do të duhet të mbyllen në orën 18:00
“Sonte kemi një mesazh shumë të pakëndshëm me vendime shumë të pakëndshme dhe me ndikim të gjerë”, tha Rutte.
Holanda nuk është e vetmja në marrjen e masave për të frenuar rritjen e infeksioneve të koronavirusit. Më herët të premten, kancelari austriak Alexander Schallenberg tha se vendi i tij do të zbatojë një bllokim për njerëzit e pavaksinuar në dy rajone të goditura rëndë javën e ardhshme dhe duket i gatshëm të ecë përpara me masa të ngjashme në mbarë vendin.