Konkurentja e “Big Brother Vip” Arjola Demiri ka rrëfyer detaje nga njohja me ish-bashkëshortin. Qëndrimi në shtëpin e “Big Brother Vip” i ka bërë konkurentët të tregojnë më tepër nga jeta e tyre private dhe Arjola ka habitur me detajet nga takimi i parë me ish-partnerin.
Demiri teksa bisedonte me Kledin dhe Beniadën në oborrin e shtëpisë vendosi të tregojë momentin e parë kur e ka takuar ish-partnerin duke rrëfyer se nuk dëshironte që ta takonte, por ishin persona të tjerë që e imponuan. Arjola ka treguar se ishte e imponuar të shkonte në drekën e organizuar për të dy, por kur e pa për herë të parë ka dashur të ikë me vrap.
“Kur e kam pa ish-burrin tim për herë të parë, kam dasht me ik me vrap. Për Zotin, kam dasht me ik nga dreka me vrap. Ma imponuan takimin. Jo me zor, se unë me zor s’kisha shku fare, por në një farë mënyre ma imponuan. ‘Hajde në drekë se do të të njohim me njërin”. Isha 20 vjeç o goce, kot tani. Doja që dhe mua të ma bënte ‘bam’. Edhe takimin e dytë ma kanë imponuar. Por në takimin e dytë nuk erdhi ai që ishte në tavolinë, por erdhi dikush tjetër”,- tregoi Arjola.