Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se është makina e përdorur nga autorët që bënë atentatin në Tiranë

0

Është gjetur një mjet i djegur në zonën e Thumanës. Dyshohet se ajo i përket autorëve të atentatit në Astir të Tiranës. Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes.

Kujtojmë se rreth orës 19:30, në zonën e Astirit iu bë atentat Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit, emra këto të njohur për drejtësinë. Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë.

Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.

Ndërsa edhe viktima tjetër, Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu