Kasaphanë në burgun më të madh në Ekuador, të paktën 52 të burgosur të vdekur, qytetarët: Dëgjuam të shtëna të shumta e shpërthime

0

Një përleshje është shënuar në burgun më të madh të Ekuadorit, ku janë regjistruar të paktën 52 të burgosur kanë ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, banorët që jetonin pranë burgut në Guayaquil, raportuan se kanë dëgjuar për orë të tëra të shtëna me armë zjarri dhe shpërthimi që vinin nga godina e burgut.

Një raport i policisë i parë nga Associated Press tha se 10 të burgosur u plagosën gjithashtu dhe u sekuestruan eksplozivë dhe armë.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale që pretendohet se dokumentojnë incidentin brenda këtij burgu, tregonin trupa, disa të djegur, të shtrirë në tokë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu