Në Mançester, në kampin e United, qarkullon vazhdimisht një synim: të largohet Solskjaer dhe të merret Zidane. “Sunday Times” beson se klubi anglez po bën gjithçka për të bindur ish-trajnerin e Madridit, tashmë pa ekip, të pranojë të vijë në Premier League. Strategjia për ta bindur do të ishte përdorimi i marrëdhënieve të shkëlqyera që Zizou ka me Cristiano Ronaldon dhe Varane, ish-lojtarët e tij madrilènë, me të cilët francezi ka fituar kaq shumë.
Trajneri Solskjaer nuk është më bindës, rezultatet nuk po vijnë dhe duket se ka humbur plotësisht besimin, si te dhomat e zhveshjes ashtu edhe te drejtuesit e klubit, edhe nëse vendimet drastike nuk kanë ardhur ende.
Por ndërkohë United dëshiron të marrë masa paraprake, tashmë ndryshimet në stol, herët a vonë, do të konkretizohet dhe ideja kryesore do të ishte ajo e Zidane. Në rast se puna për të bindur dështon, emrat e Erik ten Hag dhe Brendan Rodgers, do të mbeten në “pole”.