U përplasën me policinë, fermerët e Lushnjës, paralajmërojnë protestën e radhës

0

LUSHNJE– Fermerët e Lushnjës kanë paralajmëruar një tjetër tubim për të marrë mbështetjen e munguar nga qeveria dhe mungesës së tregut për të shitur prodhimet e tyre.

Fermerët kanë vendosur që të mblidhen sërish për një protestë paqësore në qendër të qytetit të Lushnjes, duke nisur që nga ora 11:00 deri në orën 14:00, për të sjellë kështu edhe ndryshimin e Paketës Fiskale 2022.

Po ashtu, të gjithë kërkojnë që të merren në konsideratë gjashtë kërkesat e dërguara nga “Shoqata e Eksportuesve të Fruta Perimeve”, “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar” dhe “Sindikata e Fermerëve të Bashkuar”, ndërsa pretendohjnë se askush nuk është konsultuar me ta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu