Kështu pritet të jenë kushtet atmosferike gjatë kësaj jave

0

Sistemi frontal me qendër në detin Tirren do të kushtëzojë motin e paqendrueshëm në Mesdhe.

Pjesa fundore e tij do të prekë përkohësisht vendin gjatë javës që vjen.

Ajo do të nisë me reshjet e përkohshme të shiut të cilat do të përfshijnë kryesisht zonat bregdetare dhe ato jugore. Deri në mesjavë reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere në këto zona, ndërsa të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin edhe në formë shtrëngatash.

Era nga kuadrati i jugut do të fryjë mesatare në bregdet deri ditën e enjte, ndërsa të premten do të ndyshojë drejtim nga verilindja e vrullshme në bregdet, gjë e cila do të sjellë dhe rënie temperaturash. Valëzimi në dete i forcës parashikohet 3 dhe 4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu