Akt terrorist në Liverpool! Shpërthen taksia, arrestohen 3 persona

0

Një sulm terrorist dyshohet të jetë shëperthimi që ndodhi ditën e djeshme jashtë spitalit të grave në Liverpol. Tre persona janë arrestuar në bazë të Aktit të Terrorizmit pasi një burrë mbeti i vdekur, teksa ndodhej në një taksi. Taksia në të cilën ai ndodhej shpërtheu pak para orës 11:00 GMT, kur duhej të fillonte një heshtje kombëtare prej dy minutash për të dielën e Përkujtimit.

Pasagjeri i cili ndërroi jetë ende nuk është identifikuar, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të arrestuar janë tre burra të moshave, 29, 26 dhe 21 vjeç. Policia ka nisur hetimet për shkakun e shpërthimit dhe po punon me policinë e Merseyside për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Oficerët e armatosur kanë kryer bastisje në disa prona në Rutland Avenue pranë Sefton Park dhe Boaler Street në Kensington. Oficerët e specializuar kanë pikasur një banesë në Rutland Avenue, për të cilën dyshohet se ka lidhje me shpërthimin.

Banorët përreth janë evakuuar ndërsa policia ka vendosur kordonin në vendin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu