Festa nacionaliste serbe për kualifikimin në botëror/ 1 mln euro shpërblim, 3 gishtat e lart dhe Kosova pjesë e hartës

0

Lojtarëve të Serbisë iu ofrua 1 milion euro për të mundur Portugalinë në përballjen e tyre në Kupën e Botës ditën e djeshme dhe ia arritën qëllimit.

Skuadra serbe u njoftua në fluturimin e tyre për në Portugali se ata do të shpërblehen me një bonus prej 1 milion euro nëse mund të fitojnë.

Falë fitorees së djeshme me Portugalinë, Serbia u kualifikua për ndeshjet finale të Botërorit 2022, në Katar. Goli në minutën e fundit nga Aleksandër Mitroviç i dha fitoren ekipit serb.

Gjatë festës, serbët nuk lanë pa përfshirë edhe Kosovën. Në bluzat e tyre të festës ata kanë stampuar hartën e Serbisë, por aty kanë përfshirë edhe Kosovën.

Po ashtu në të gjitha fotot që ata kanë postuar, futbollistët serbë shihen me tre gishtat lart. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu