Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimin pasuror të biznesmenit të shpallur në kërkim, Rezart Taçit, i cili dyshohet për pastrim parash. Policia italiane ka nisur kontrolle në Milano dhe në Romë pasi dyshohet se aty po qëndron Taçi. Mirëpo nga këto kontrolle nuk është mundur të zbulohet vendndodhja e biznesmenit.
Mësohet se transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo tek e ajo e Taçit do ta bënte ekonomisti Fabio Petruzella i cili ka ardhur në Shqipëri pas 18 qershorit dhe kishte prokurë nga 90-vjeçari.
Por banka i kishte sekuestruar lekët për llogari të SPAK dhe s’ia ka pranuar veprimin. Në një moment ai ka thëne se s’kanë ardhur lekët, e pastaj kanë thënë se ai nuk është ai personi, pasi prokura nuk ishte e rregullt.