Do të ndalesha pak te debati i mëngjesit. Unë nuk bëj pjesë te ata që mendojnë se bëhet një diferencë mes zonjave dhe zotërinjve në Parlament. Ne kemi ardhur të bëjmë detyrat, nuk prekem fare te kjo pjesë. T’ju kujtoj, asnjëra nga zonjat këtu nuk reagoi në seancën e parë kur kryetari juaj na u drejtua me gisht duke thënë se ishim kukulla që jemi sjellë nga kriminelët, më keq se kaq. Dhe po të thuhet për një mashkull është problem se kemi fëmijë në shtëpi, pleq, prindër që i dëgjojnë. Duhet të biem dakord që të mos thuhen këto. Deputetët tuaj, kur i krijua qeveria dolën në ekrane, ju e dini shumë mirë se dolën dhe kërkuan falje publike por dëmi bëhet, se thanë se ishim harem. Mos ti ngeli hatri askujt, janë përdor shprehje dhe fjalë të tmerrshme, harxhojmë dhe kohë duke u marrë me këto dhe jo me punën.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





