Fëmija vdes pas rënies nga lartësia e madhe në Stokholm/ Dy persona arrestohen

0

Një ngjarje erëndë ka ndoshur në Stokholm, Suedi ku dy fëmijë u gjetën të plagosur jashtë një ndërtese. Policia ka konftirmuar për mediat e huaja se njëri nga fëmijët ka humbur jetën, ndërsa tjetri u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Dy të rritur janë arrestuar , të dyshuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Sipas informacioneve njëri prej tyre dyshohet të jetë babai i fëmijëve, rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar lëndime tek fëmijët. Dyshohet se 45-vjeçari i ka goditur me thikë fëmijët teksa ata ishin shtrirë në shtretërit e tyre dhe më pas i ka hedhur nga dritarja e banesës.

“Ne nuk mund të përjashtojmë që fëmijët të jenë nënshtruar një vepre penale. Dy të rritur me një lidhje të ngushtë me fëmijët u arrestuan gjatë natës, por nuk mund të konfirmoj se cila ishte marrëdhënia midis të rriturve dhe fëmijëve”, – tha zëdhënësja e policisë Helena Bostrom Thomas.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu