Rrëzohet në Detin Mesdhe një avion luftarak britanik

0

Një avion luftarak i Forcave Ajrore Britanike F-35 u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një fluturimi rutinë. Piloti u detyrua të përdorë lëshuesin dhe u kthye i sigurt në aeroplanmbajtës.

Sipas mediave, nuk konsiderohet e mundshme që të ketë pasur një veprim armiqësor. Ndërkaq, sipas autoriteteve britanike, ngjarja ka ndodhur në orën 13.00, në ujërat ndërkombëtare.

Piloti u gjet dhe u transportua në aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet.

Sipas korrespondentit të mbrojtjes të BBC-së, hetimi ka të ngjarë të fokusohet në një problem teknik ose gabim njerëzor që shkaktoi rrëzimin e F-35.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu