Aleksandër Vishaj i njohur ndryshe si Aleks Vishaj, miku i Stresit ka alarmuar policinë britanike pasi është ritkhyer sërish në Britani. Shqiptari është ekstraduar nga Britania e Madhe vetëm muaj më parë për të vuajtur një dënim për vjedhje jashtë vendit, por tani është kthyer në Britani.Vishaj, 32 vjeç, ka postuar foto ku shihet duke jetuar në Londër me veshje nga marka të njohura stilistësh.
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi atë në Gjermani në prill por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri . Ish-kryeinspektori i detektivëve të Met, Mick Neville tha:
Duket se kufijtë tanë kanë më shumë vrima në to sesa një sitë. Kjo ngre pyetjen se si u kthye këtu duke pasur parasysh historinë e tij të mëparshme. A ka kaluar Kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente false? Me siguri ai nuk do të kishte mundur të merrte një vizë për të ardhur këtu? Ky rast shqetësues dëshmon se sa poroz janë kufijtë e këtij vendi.Qeveria duhet të kontrollojë kufijtë tanë dhe të mbajë publikun të sigurt nga kriminelët dhe terroristët. Ne kemi mjaft kriminelë tanët, pa marrë të gjithë të tjerët.