Albin Kurti: Shqipëria fokusi i bashkëpunimit rajonal, synim energjia e pastër

0

Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka prezantuar grupin punues për Strategji të Energjisë për vitin 2021-2023. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se sektori i energjisë është prioritar për ta dhe se nëstrategjinë 10 vjeçare përparësi do të jetë bashkëpunimi me Shqipërinë.

Qeveria e Kosovës tha se për herë të parë strategjia e energjisë së Kosovës ishte diskutuar nga një panel ekspertësh dhe shkonte ndjeshëm drejt një energjie të pastër dhe uljes së emetimit të karbonit, tema këto mjat të diskutuara ne samitin për klimën Coop26. Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal do të bëhej me Shqipërinë e pastaj me vendet e tjera.

“Gjatë 20 viteve të fundit sektori i energjisë në vend nuk ka pasur pothuajse asnjë vendim në të mirë të qytetarëve bazuar në studime analiza dhe në të dhëna faktike. Strategjia e energjisë 2021 – 2031 është strategjia e parë e energjisë në Kosovë e cila bazohet në të dhëna të përpiluara nga ana e ekspertëve. Strategjia jonë e energjisë do të ketë objektiva ambicioze drejtë energjisë së pastër dhe drejt de karbonizimit. Do të ruaj sigurinë e furnizimit dhe do të promovojë bashkëpunimin rajonal, së pari me Shqipërinë e pastaj me vendet e tjera”, tha ai.

Në fund, Kurti tha se se skemat mbështetëse që parashihen në këtë dokument, do të ndihmonin në uljen e çmimit për zhvillim të energjisë së pastër në vend. Kurti theksoi se kjo do bëhej për tabërë energjinë sa më të përballueshme nga qytetarët.

“Skemat mbështetëse konkurruese janë vetëm një shembull i mjeteve që do të na ndihmojnë të ulim çmimet për zhvillimin e energjisë së pastër. Kjo do të siguroj që energjia elektrike do të jetë e qasshme dhe e përballueshme për qytetarët tonë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu