Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar ditën e sotme bilancin e Covid për 24 orët e fundit. Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur betejën me virusin, kurse 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
16 persona e kanë fituar betejën me virusin ndërkohë që numri në total i rasteve aktive ngelet ne 400 persona.
Njoftimi i Policisë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605. Në total numri i rasteve aktive është 400.