Një fqinjë e familjes shqiptare në Itali ka folur në lidhje me vrasjen që babai polak i bëri fëmijës 10-vjeçar. Repubblica shkruan se fqinja ka treguar momentin që 44-veçari ka mbërritur në banesë dhe i ka kërkuar vogëlushit Matias, që të hapë derën. Ajo tha se pasi dëgjoj të bërtitura mori në telefon policinë, por që kurrë nuk e imagjinojë se do të 10-vjeçari do të therej.
“Dëgjova djalin duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste” Matias eja këtu. Eja këtu! “. Unë iu afrova derës së shtëpisë duke menduar” Nëse duhet ta lërë të hyjë. “Atëherë, megjithatë, heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur. Ai do të kthehet, e imagjinova. Pas pak – jashtë ishte tashmë errësirë, dëgjoj përsëri të bërtitura. “O Zot, do të jetë ai burri i dehur që po rreh Marjolën. Kështu, mora telefonin dhe thirra 112. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që, lart, atje ishte tashmë një fëmije, i vrarë. Si do të vazhdojë të jetojë tani shoqja ime?”, tha fqinja.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në zonën e Viterbos, ku babaoi polak, pasi u arratis nga spitali Covid, shkoi në shtëpi dhe theri me thikë djalin e tij 10-vjeçar me origjinë shqiptare.