Debat i ashpër dhe me ofendime mes analistit Artur Zheit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani. Gjatë emisionit “Opinon”, Ristani ka akuzuar Zheiun se merrte zarfa për të mbrojtur kryedemokratin Lulzim Basha, por nuk ka përmendur emra. Ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e analistit, i cili e cilësoi Ristanin si person të alkoolizuar.
PJESË NGA DEBATI:
Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime të tilla spese dhe ti ke përfitime për pozicionin që mban, takohesh merr ca zarfe diku.
Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tapë shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.
Ristani: Mos fol budallallëqe.
Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.
Ristani: Mos merr zarve poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.
Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nënbrez.
Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa
Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.
Ristani: Ti e nise.
Zheji: Të fola për Vushen.
Ristani: E hapa unë.
Zheji: Tërhiqe atë që the.