Maignan ‘lajmëron’ kohën e daljes së tij në fushë: “Kthimi im do t’ju befasojë…”

0

Dy muaj e gjysmë kohë rikuperimi është caktuar për rikthimin në fushë të Mike Maignan, i cili iu nënshtrua një operacioni në kyçin e majtë, për të riparuar një dëmtim të ligamentit që daton që nga ndeshja në “Anfield” kundër Liverpoolit dhe penalltisë së pritur, pas gjuajtjes së Salah.

Parashikohej, që portieri i Milanit të synonte për të rifituar vendin e tij mes shtyllave, në ndeshjen e 6 janarit në “San Siro” kundër Romës.

Por tashmë vetë Maignan u jep fansave shpresë, për një rikthim më të shpejtë nga sa pritej me një video të postuar në faqet e tij sociale: “Tic Tac. Rikthimi im do t’ju befasojë”.

Tatarusanu po përpiqet në çdo mënyrë, që të mos e bëjë Maignan të pendohet dhe po e bën mirë, duke pushtuar përfundimisht tifozët kuqezi, me penalltinë e shpëtuar nga Lautaro Martinez në derbi.

Ndërkohë, ish-francezi Lille po vazhdon të rikuperohet: ai ende nuk mund të përdorë dorën për të ndalur topin, por ka filluar të stërvitet herë pas here dhe vetëm me këmbë, me pjesën tjetër të grupit.

Pas gjashtë javësh ndalesë të plotë, që duhet të skadojë në fund të nëntorit, lojtari do të shkojë për riaftësim dhe që nga ai moment, do të mund të kthehet në punë edhe me një kyç të operuar. Maignan nxiton, por nga ana e tij Milani nuk dëshiron të nxitojë dhe të rrezikojë në rikthime të rrezikshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu