Deputetët s’marrin pjesë në seanca, Konjufca: Paguheni nga populli, nuk votojmë dot

0

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur ditën e sotme seancën e radhës parlametare dhe një situatë tashmë e përsëritur duket se ka sjellë reagimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës i cila ka thënë se nga mungesa e tyre nuk votojnë dot marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai i ka kritikuar deputetët se kështu nuk arrijnë dort shumicën për të votuar ligje të rëndësishme e në fund të fundit ata duhet të jenë në sallë sepse e kanë detyrim ndaj popullit që i ka zgjedhur aty dhe paguhen me taksat po të popullit për të bërë detyrën e tyre.

“59 deputetë në seancë. Deputetët paguhen prej popullit. Po fillojmë me pika të tjera të seancës, meqenëse nuk janë 80 deputetë në sallë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Konjufca.

Për herë të dytë brenda javës deputetët e Kosovës janë ftuar në seancë plenare. Në seancën e sotme pritet të shqyrtohen 33 pika të rendit të ditës, ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu