Operacioni “Muzgu”/ Arrestohet 40-vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm

0

Një 40-vjeçar, banues në Durrës është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Shtetasi me iniciale S. D, merrte nga 300 euro për person, për t’i transportuar.

Në kërkim është shpallur dhe 23-vjeçari me iniciale S. Z, i cili dyshohet si bashkëpuntor në trasportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihet në pranga 1 shtetas me precedent të theksuar kriminal. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 40 vjeç, banues në Durrës (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, është kapur në flagrancë duke transportuar me një automjet “Volkswagen” që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 300 euro për person.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit S. D. i është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe mjeti i mprehë (thikë).

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu