“Nuk ka probleme mendore”/ Del ekspertiza për Klodian Çalamanin: Flet me gjakftohtësi për vrasjen

0

Ka dalë në rezultatet përfundimtare ekspertiza paraprake që i është bërë Klodian  Çalamanit në paraburgimin e Vlorës.

Sipas ekspertizës  Klodian Çalamani, vrasësi i fëmijës 8 vjeçar në Grecalli të Fierit, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Çalamani  ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateos 8 vjeçar, si në ambientet e paraburgimit, ashtu në Policinë e Fierit në momentin që u arrestua.

“Klodian Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet në ekspertizën e bërë 38 vjeçarit, mëson gazetari Elton Qyno.

Kujtojmë që ditën e djeshme gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”./Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu