– 81-vjeçari, Arif Hajdinaj, nga Shqipëria ka pranuar se ka kultivuar lëndë narkotike në Koshare të Gjakovës 150 bimë kanabis. Në seancën e sotme në Gjykatën e Gjakovës, ai ka treguar edhe arsyen se përse i ishte future “biznesit” të drogës.
“Për halle familjare e kam bërë këtë punë”, tha i akuzuari.
Sipas “BetimipërDrejtësi”, avokati i tij mbrojtës, Ndrecë Dodaj ka kërkuar nga Gjykata që t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit. Ai i propozojë gjykatës që të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim me kusht ose një dënim me burg i cili do t’i zëvendësohej në dënim me gjobë.
Arif Hajdinaj u arrestua më 5 gusht 2021, në zonën e fshatit Koshare të Komunës së Gjakovës, teksa shkonte në parcelë menjë sopatë në dorë dhe disa shishe të thata të ujit me qëllim që t’i ujiste të dy parcelat.